LAJMI I FUNDIT:

OSBE nis fushatë vetëdijesimi për sigurinë e gazetarëve

OSBE nis fushatë vetëdijesimi për sigurinë e gazetarëve

Misioni i OSBE-së në Kosovë po vazhdon fushatën për vetëdijesimin e publikut rreth sigurisë së gazetarëve, me billborde dhe murale të vendosura në mbarë Kosovën.

E nisur në 2017 me spote televizive, fushata adreson sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetarët gjatë punës së tyre dhe ndikimin e këtyre sfidave në punën e tyre.


Për më tepër, fushata thekson rëndësinë e gjetjes së autorëve të çdo forme kërcënimi ose sulmi ndaj gazetarëve, në mënyrë që sulmet e tilla të parandalohen në të ardhmen.

“Gazetarët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve specifike të frikësimit, kërcënimeve apo sulmeve fizike për shkak të punës së tyre”, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

“Në vitin 2017 janë raportuar gjithsej 28 kërcënime ose sulme fizike ndaj gazetarëve. Është e rëndësishme që secili pjesëtar i shoqërisë të kuptojë nevojën për të mbrojtur gazetarët dhe për të kontribuar për një mjedis që respekton lirinë e fjalës dhe lirinë e medias “, tha Braathu.

Billbordet dhe muralet, në shqip dhe serbisht, do të jenë të vendosura nga qershori deri në nëntor 2018.

Si pjesë e kësaj fushate, Misioni po organizon edhe debate televizive mbi sigurinë e gazetarëve dhe tema të ngjashme. Më 22 qershor do ta organizoj një konferencë me përfaqësuesit e institucioneve të sundimit të ligjit, mediat dhe shoqërinë civile mbi standardet ligjore për mbrojtjen e gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori