LAJMI I FUNDIT:

Origi dhe Minamino drejt largimit, Liverpooli kërkon sulmuesin e Atleticos

Origi dhe Minamino drejt largimit, Liverpooli kërkon sulmuesin e Atleticos

Ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit te Liverpooli janë shumë aktive.

Reklama

Gjiganti anglez mund të mbetet pa dy sulmues rezervë si Takumi Minamino dhe Divock Origi të cilët janë pranë largimit nga Anfield.

Për Minaminon kanë shprehur interesim Leeds United dhe Monaco, derisa Origi kërkohet nga Newcastle United, Fiorentina e Galatasaray.

Në rast largimit të dyshes, atëherë Liverpool synon që të përforcohet nga La Liga për repartin ofensivë.

Sulmuesi brazilian i Atletico Madrid, Matheus Cunha është duke u pëlqyer nga trajneri i The Reds, Jurgen Klopp.

Sipas asaj që ka raportuar Diario AS, The Reds kanë kërkuar informacione te Atletico Madrid për brazilianin.

Atletico verën e kaluar e transferoi sulmuesin nga Hertha Berlin për një shumë prej 26 milionë eurove dhe vështirë se do ta lejoj largimin e tij.

Gjithsesi The Reds pritet ta testojnë Atleticon me një ofertë prej 40 milionë eurove në ditët në vijim për brazilianin. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

La Liga
Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

La Liga
Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë  debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Ligat tjera
Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video interesante

Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video interesante

Ligat tjera
Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Kalo në kategori