LAJMI I FUNDIT:

Organizohet edicioni i dytë i Social Innovation Camp Kosovo

Organizohet edicioni i dytë i Social Innovation Camp Kosovo

Për herë të dytë në Kosovë po organizohet Kampi për Inovacion Social (Social Innovation Camp), në partneritet me ekspertët nga Kampi për Inovacion Social të Britanisë së Madhe. Kampi për Inovacion Social në Kosovë është model dinamik që sjellë së bashku idetë, njerëzit dhe veglat digjitale për të zgjedhur problemet sociale përmes teknologjisë së web-it – e gjithë kjo mbrenda 48 orëve.

Në këtë kamp do të marrin pjesë një numër i ekspertësh lokal dhe ndërkombëtarë nga lëmi të ndryshme (zhvillues souftuerësh, dizajnerë, ekpertë të marketingut, etj), ndër ta edhe bashkthemeluesi dhe drejtori i Kampit për Inovacion Social të Britanisë së Madhe – Dan McQuillan.

Kampi për Inovacion Social në Kosovë është i hapur për të gjithë të rinjtë kosovarë të moshës 18-29 vjeç. Ndërsa, gjashtë ekipet e përzgjedhura do të luftojnë për tre çmimet e para, të cilat do të sponzorohen për një periudhë 6-mujore pas kampit, për ta zhvilluar mëtutje idenë dhe produktin e tyre.


Thirrja për Ide është e hapur deri më datën 20 Prill 2013.
Ju duhet të aplikoni duke e mbushur formën e aplikimit, që mund ta gjeni në faqen zyrtare të Kampit për Inovacion Social në Kosovë: www.sicampkosovo.org

Kampi për Inovacion Social në Kosovë organizohet nga Laboratori për Inovacione në Kosovë (Innovations Lab Kosovo). Ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë , Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, IPKO Foundation, Portali Telegrafi, TV Klan Kosova dhe organizata “PEN”./Telegrafi/