LAJMI I FUNDIT:

Organizata me fitimet më të mëdha në të gjitha disiplinat në eSports

Organizata me fitimet më të mëdha në të gjitha disiplinat në eSports

Turnetë profesional të eSports shpërndajnë çmime me vlera milionëshe për ekipet pjesëmarrëse, ku nuk mungon as konkurrenca e madhe në të gjitha video-lojërat.

Organizata me fitimet më të mëdha në të gjitha disiplinat e eSports është Team Liquid, me vlerën që kalon shifrën 42 milion dollarë sipas esportsearnings.


Team Liquid është një organizatë multi-rajonale profesionale e eSports me bazë në Holandë që u themelua në vitin 2000.

Këtë numër të fitimeve Team Liquid e ka arritur nga 2354 turne të ndryshëm të video-lojërave.

Ajo le pas në vendin e dytë, organizatën OG, me 37 milion dollarë fitime në 144 ngjarje të ndryshme të eSports.

Organizata e Liquid arriti që të fitoi turneun më të madh të Dota 2, The International në vitin 2017, ku fituan çmimin afro 11 milion dollarë.

Gjithashtu Liquid ka fituar turne të mëdhenj në video-lojëra si CS:GO, League of Legends, Rainbow Six dhe Free Fire. /Telegrafi/