LAJMI I FUNDIT:

Orban: BE-ja goditi veten në mushkëri me sanksionet kundër Rusisë

Orban: BE-ja goditi veten në mushkëri me sanksionet kundër Rusisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të premten se Bashkimi Evropian e qëlloi veten në mushkëri me sanksione të pamatura kundër Rusisë dhe se rrezikon të shkatërrojë ekonominë evropiane.

Rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike e detyroi nacionalistin Orban të heqë kufirin shumëvjeçar të shërbimeve komunale për familjet me konsum më të lartë, duke zhbërë një nga politikat kryesore ekonomike të tij.


“Në fillim mendova se e qëlluam veten vetëm në këmbë, por tani është e qartë se ekonomia evropiane ka qëlluar veten në mushkëri dhe po lufton për oksigjen”, tha ai, raporton euronews.

Publikohet raporti rreth krimeve monstruoze të forcave ruse në Bucha: Nga prerja e veshëve deri tek përdhunimi i grave
Lexo po ashtu Publikohet raporti rreth krimeve monstruoze të forcave ruse në Bucha: Nga prerja e veshëve deri tek përdhunimi i grave

Orban tha gjithashtu se Ukraina ka nevojë për ndihmë, por se liderët evropianë duhet të marrin në konsideratë strategjinë e tyre, sepse sanksionet i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë evropiane pa e dobësuar Rusinë apo duke i dhënë fund luftës.

“Sanksionet nuk e kanë ndihmuar Ukrainën, megjithatë, ato janë të këqija për ekonominë evropiane dhe nëse vazhdon kështu, do të vrasë ekonominë evropiane”, tha i pari i qeverisë hungareze.

Kryeministri hungarez po përballet aktualisht me sfidën më të madhe që nga marrja e pushtetit në vitin 2010, inflacioni është më i larti në dy dekadat e fundit dhe monedha kombëtare, forinta, është në nivelin më të ulët historik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori