Ora policore në Pejë, qytetari nuk lejohet të kthehet nga puna në shtëpi


Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19, disa qytetarëve po u shkakton vështirësi në lëvizje.
Kështu në dalje të qytetit të Pejës, përkatësisht në rrugën që lidh me magjistralen Pejë-Prishtinë, një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi.
Ai tha se udhëton çdo ditë për punë.
“Po i themi Armendit mos po na paguan ndonjë natë në hotel, a mos po na dërgojnë këta policët bile në burg a ndonjë send se kështu nuk bën, ne duam të punojmë , duhet me ngrënë bukë”, tha qytetari për RTV21./21Media
Nga
Telegrafi
13/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































