LAJMI I FUNDIT:

Opozita paralajmëron kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi

Opozita paralajmëron kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi

Dhënia e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Komisioni Evropian, ka vënë në siklet spektrin politik, pasi që kushti që i është vënë Kosovës e bën procesin e liberalizimit të kushtëzuar.

Bëhet fjalë për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin kufitar me Malin e Zi, që konsiderohet sfidë vështirë e kapërcyeshme, kjo pasi që opozita ka paralajmëruar kundërshtim e kësaj marrëveshje me të gjitha format e mundshme.


Nëse ratifikimi i marrëveshjes në fjalë në Kuvendin e Kosovës bëhet sa më shpejt, atëherë qytetarët e Kosovës brenda tre muajsh mund të nisin të lëvizin lirshëm nëpër shtetet e zonës Shëngen, transmeton Indeksonline.

Ende nuk është përcaktuar mbajtja e seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës do të ratifikohej marrëveshja për Demarkacioni me Malin e Zi, gjë e cila varet nga Qeveria e Republikës.

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë për Indeksonline se ende nuk kanë ndonjë afat të paraparë se kur marrëveshja do të sillet para deputetëve për t’u ratifikuar.

“Ende nuk ka ardhur në Kuvend marrëveshja, nuk e di, nuk kemi ndonjë afat të paraparë. Varet krejt nga Qeveria se kur do ta sjell në Kuvend”, ka thënë Grabovci.

Nga ana tjetër, partitë opozitare qe një kohë të gjatë janë duke kundërshtuar këtë marrëveshje të Kosovës dhe Malit të Zi. Më e zëshmja prej tyre ishte partia e Ramush Haradinajt.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se marrëveshja vazhdon të mbetet e papranueshme, duke përsëritur se do të vazhdojnë kundërshtimin e saj.

“Posa të vijë në rend të ditës do të dihet qëndrimi ynë. Për neve është e papranueshme kjo marrëveshje dhe normalisht që do ta kundërshtojmë”, ka thënë Krasniqi.

Kurse anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj , i pyetur nga Indeksonline se a do të marrin pjesë në seancën gjatë së cilës do të ratifikohet marrëveshja ka thënë jo.

Ai kishte thënë për Indeksonline se është e paimagjinueshme që Komisioni Evropian të kërkojë nga Kosova, që ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e zi, përpara se rekomandimi për vizat të shndërrohet në vendim të Parlamentit Evropian.

Sipas tij, Demarkacioni kufitar me Malin e Zi duhet së pari të korrigjohet, e tek pastaj të ratifikohet.

Indeksonline ka provuar të marr një qëndrim edhe nga ana e Qeverisë se kur do të dërgoj në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes, mirëpo një gjë e tillë ishte e paarritshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori