LAJMI I FUNDIT:

Opozita fton Kurtin për raportim në Kuvend për zhvillimet e fundit rreth Asociacionit

Opozita fton Kurtin për raportim në Kuvend për zhvillimet e fundit rreth Asociacionit

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku partitë opozitare LDK, PDK  dhe AAK kanë kërkuar që të mbahet një seancë ditën e premte, ku do të raportojë kryeministri Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në dialog.

Shefi Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë para mediave se Kurti duhet të raportojë në Kuvend, për zhvillimet e fundit në dialog, transmeton Telegrafi.


“U pajtuam që të ftojmë kryeministrin për raportim në Kuvend, lidhur me bisedimet e fundit që janë mbajtur dhe çfarë ka pranuar Kurti, cili është ai draft-status, presim që Kurti të jetë të premten në Kuvend”, tha ai.

Gashi po ashtu deklaroi se janë të shqetësuar për grevën në minierën e Trepçës, dhe se kërkesat e tyre duhet të plotësohen.

“Është më rëndësi jetike të shohim se si janë raportet e Kosovës me ndërkombëtarët, të shohim se çfarë ka ndodhur me masat e vendosura ndaj Kosovës”, tha ndër tjera ai.

Ndërsa, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri pohoi se të premten presin nga kryeministri Kurti që të flet për Asociacionin, për të cilin ka shprehur pajtueshmëri në Bruksel.

“Kërkuam të mbajmë një seancë, ku kryeministri është pajtuar për një dokument në Bruksel. Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit, i cili duhet të respektojë rezolutën e Kuvendit, që e obligon atë të raportojë në Kuvend. Kërkuam të ndodhë raportim të premten. Është e rëndësishme të shohim se në cilat pika është pajtuar Kosova”, theksoi ai.

Tahiri gjithashtu deklaroi se kanë kërkuar që të plotësohen edhe kërkesat e minatorëve, dhe  se nëse nuk ndodhë plotësimi i kërkesave, do të kërkojnë që të diskutohet në Kuvend.

Para mediave u deklarua edhe shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri po ashtu deklaroi se Kurti duhet të raportojë për dialogun.

“E shohim të rëndësishme raportimin e kryeministrit në Kuvend, se çfarë ka ndodhur atje. Është e papranueshme sjellja e monarkut, ne jetojmë në demokraci parlamentare dhe jo në mbretëri, Ky raportim është shumë i rëndësishëm. Çështja e dytë me rëndësi ka të bëjë me jetën e qytetarëve, Për AAK ju e dini se paga minimale është në Gjykatën Kushtetuese”, pohoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori