LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Shpërndarësi 3”, Policia sekuestron drogë, vetura, para dhe arreston katër persona në Gjilan

Operacioni “Shpërndarësi 3”, Policia sekuestron drogë, vetura, para dhe arreston katër persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të substancave narkotike në rajonin e Gjilanit si dhe ka arrestuar katër persona.

Reklama

Në njoftim thuhet se, hetuesit policorë nga Njësia e Gjilanit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), në bashkëpunim me Njësinë e DHTN Prishtinë dhe njësi tjera policore (NjSO e K9), kanë zbatuar një plan operativ të koduar ‘Shpërndarësi 3’.

“Operacioni policor është hartuar dhe zbatuar me qëllim të luftimit të trafikimit me narkotik në rajonin e Gjilanit. Kështu, policia në koordinim me organet e drejtësisë, ka kryer kontrolle në tri lokacione. Lokacionet e kontrolluara janë pronë e të dyshuarve: S.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981), R.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1989), A.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1995) dhe K.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994)”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Lajme
Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Lajme
Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Lajme
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Lajme
Kalo në kategori