Gjysmë milioni njerëz çdo muaj, 15 mijë çdo ditë. Midis mesit të gushtit dhe mesit të tetorit të vitit 1942 në kampet e përqëndrimit në Belzek, Sobibor dhe Treblinka, vdiqën 1.5 milionë njerëz, ose një e katërta e viktimave të Holokaustit (Shoah).
Ritmi i pabesueshëm, i përcaktuar nga Operacioni Reinhard nga Hajrih Himler, për të përmirësuar procesin e shfarosjes nga Einsatzgruppen, skuadrat SS të vdekjes, që gruponin dhe vrisnin hebrenjtë prapa linjave të frontit të betejës.
Ishte zbatimi i parë i tmerrshëm i metodave “industriale” të shfarosjes naziste, të papara më herët në historinë njerëzore. Operacioni Reinhard do të ngadalësonte marshimin e tij monstruoz në vjeshtën e vitit 1942, kur në Poloni nuk mbeti gati asnjë hebre i gjallë.
Brenda 3 muajsh, nasistët kishin dëbuar dhe vrarë një 1.5 milionë njerëz. Intensiteti tronditës i vrasjeve në kuadër të Operacioni Reinhard në verën e vitit 1942 u llogarit nga matematikani Levi Stoun dhe sipas revistës “Science Advances”, është më i lartë se masakra në Ruanda, e cila në vitin 1994 në vetëm 100 ditë, shkaktoi përafërsisht 1 milionë të vdekur.
Urdhri i Himlerit
Rindërtimi i detajeve të shfarosjes naziste, nuk është diçka e lehtë, për shkak se gjermanët shkatërruan në tërheqje e sipër të gjitha dokumentet që mundën. Stoun e nisi studimin e tij nga puna e historianit Jitzhak Arad , i cili rindërtoi gjurmët e 480 trenave të deportimit nga qytetet, fshatrat dhe getot polake, duke i krahasuar me të dhënat e mbijetuara nëpër geto, dhe me të dhënat e tjera në dispozicion.
Sipas Stoun, menjëherë pas urdhrit të dhënë nga Himleri më 19 korrik 1942, për zgjidhjen përfundimtare të problemit hebraik deri në fund të vitit, norma e vrasjes së hebrenjve polakë u rrit. Nisi nga 22 korriku, dhe ruajti të njëjtin nivel për 3 muaj, deri në muajin tetor.
Në total, Operacioni Reinhard do të shkaktonte rreth 1.7 milionë të vdekur, nga të cilat 1 milionë e 465.000 në vetëm 3 muaj:gusht, shtator dhe tetorin e vitit 1942, ose gjysmë milioni në muaj, 15 mijë njerëz në ditë. Kryesisht, në 3 kampe Sobibor, Belzek dhe Treblinka, që ishin në fokus të Operacionit Reinhard, dhe 90 mijë në Aushvic. Ndërkohë deri atëhere, vetëm 300 mijë njerëz ishin pushkatuar nga Einsatzgruppen.
Operacioni Reinhard, shfarosja e planifikuar
Intensifikimi i Operacionit Reinhard, ishte gjithashtu pasojë e efikasitetit të kufizuar të trupave SS, të cilët ishin duke vepruar prapa linjave të frontit, dhe që shfarosnin hebrenjtë, duke i pushkatuar aty ku i gjenin.
“Në zonën polake qëndrore, nën kontrollin nazist, jetonte një pjesë të madhe e hebrenjve evropianë, dhe vrasja e tyre me armë, për arsye të ndryshme (përfshirë qëndrueshmërinë mendore të ekzekutorëve), u cilësua si e papërshtatshme”, thotë historiani Françesko Germinario.
Operacioni Reinhard, synontë të hiqte qafe hebrenjte me metodat më të organizuara, të cilat, thotë studiuesi, nënkuptonin një logjikë burokratike të përpiktë, një politikë reale të planeve shfarosëse dhe bashkëpunimin e shumëzyrtarëve dhe drejtuesve të hekurudhave. “Prej kohësh, historiografia e ka shkatërruar teorinë, se mbi Holokaustin kishin dijeni shumë pak nazistë”, thekson ai.
Nazistët dhe historia
“Në verën e vitit 1942”- vazhdon Germinario, “në mesin e hierarkisë naziste, ishte përhapur tashmë ideja se lufta në Lindje do të kishte qenë me siguri më e gjatë se sa pritej, dhe se do ta lodhte edhe më shumë Gjermaninë”. Ndaj ishte i nevojshëm përfundimi i shfarosjes së hebrenjve, para se të ishte tepër vonë:
“Nazizmi përmbante shumë radikalizëm politik, dhe për këtë arsye vokacionin për të përshpejtuar atë që mund ta përkufizojmë si “ritmet e historisë”. “Nazistët ishin të vetëdijshëm se lufta kundër hebraizmit do të shenjonte për ta historinë e njerëzimit, natyrisht, në një kuptim pozitiv”, thotë historiani.
Por kur nisën të mposhten, u përpoqën të fshijnë gjurmët e akteve të tyre të tmerrshme, duke shkatërruar të gjithë dokumentacionin që munden, teksa trupat sovjetike dhe aleate po përparonin drejt tyre. Kishte nisur negacionizmi. /Galileonet.it – Bota.al/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Forcat ruse dështojnë ta pushtojnë qytetin e Donetskut

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Sunak pas takimit me Bidenin: Putini duhet ta dijë se nuk do të heqim dorë prej Ukrainës

Sulm i përgjakshëm në Afganistan

Pamje rrëqethëse nga Franca, emigranti sirian ther me thikë fëmijën në karrocë – gruaja që ishte me të tentoi ta mbrojë me trup
Disa vende të NATO-s mund të përfundojnë duke dërguar trupa në Ukrainë

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?