LAJMI I FUNDIT:

Operacioni ‘Lumëbardhi’ vë në pranga tre persona të dyshuar për ‘trafikim me narkotikë’

Operacioni ‘Lumëbardhi’ vë në pranga tre persona të dyshuar për ‘trafikim me narkotikë’

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, pas një pune operative-hetimore, në bashkëpunim me stacionin policor të Deçanit, Njësisë për Reagim të Shpejtë, me 17 gusht 2016, me urdhër të Prokurorisë dhe Gjykatës ka zhvilluar një operacion kontrolli/bastisje i koduar me emrin “LUMBARDHI” në katër lokacione të ndryshme në Deçan, Isniq dhe Baran i epërm.

“Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftimin për media.


Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

S. O. lindur me 1975 m/sh/k
A. T. lindur me 1983 m/sh/k
A. T. lindur me 1988 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni policor në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:

234 bimë substancë, e dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa
30 gramë substancë, e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
një peshore digjitale,
152 bimë substancë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa
një AK/47 me një karikator
71 fishekë cal.7.62×39 mm,
një granatë dore e llojit F-1
3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

Bimët narkotike janë shkatërruar në vend pas marrjes së mostrave, ku në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i deminimit i Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë tërheqjen e granatës.

Personave të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedurë të mëtejme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori