eksperti ad

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të personit të zhdukur, pasi një qytetar nga Podujeva ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi ka bërë kallëzimin më 4 korrik 2026, duke deklaruar se vajza e tij, e cila ka probleme shëndetësore, është larguar nga shtëpia më 1 korrik 2026 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.


Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet dhe po ndërmarrin veprime për gjetjen e saj. /Telegrafi/