LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor në rajonin e Prishtinës – arrestohen disa të kërkuar nga gjykata

Operacion policor në rajonin e Prishtinës – arrestohen disa të kërkuar nga gjykata
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në rajonin e Prishtinës gjatë së enjtes ka arrestuar shtatë persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, në një operacion të befasishëm policia e stacionit policor të Obiliqit ka arrestuar një person të kërkuar i cili ishte në arrati.


Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me pesë vite burgim, për veprën penale “Sulm Seksual”.

“I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Pjesë e këtij operacioni bëhet e ditur se ka qenë edhe arrestimi i një të dyshuarit tjetër për të cilin ekzistonte urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për vuajtjen e dënimit prej 20 ditësh.

“Të njëjtin pas arrestimit policia ka paraqitur para gjykatës kompetente për tu proceduar më tej”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë që arrestime të natyrës së tillë me urdhëresë gjykate, policia thotë se sot janë kryer edhe nga tri stacionet policore të kryeqendrës me ç’rast në tri raste të ndara tre persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë paraqitur para gjykatës kompetente për t’u proceduar më tej në përmbushje të dënimit.

​“Së këndejmi një hetim tjetër i zhvilluar nga ana e hetuesve të stacionit policor në Obiliq, sot ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të cilët pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”.

“Të gjitha nivelet e policisë në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori