LAJMI I FUNDIT:

OPEC ul parashikimin e kërkesës botërore për naftë

OPEC ul parashikimin e kërkesës botërore për naftë

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) uli parashikimin e kërkesës botërore për naftë vitin e ardhshëm.

Organizata vuri në dukje në një raport se rritja e kërkesës botërore për naftë pritet të ulet deri në 1.36 milionë fuçi në ditë në vitin 2019 nga 1.54 milionë fuçi në ditë që është tani.


OPEC tha se ulja e parashikimit erdhi për shkak të ndagalësimit të rritjes ekonomike dhe rritjes së ofertës së naftës shkaktuar nga shtimi i prodhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/