LAJMI I FUNDIT:

OnePlus po rekturon testues për OxygenOS13 Closed Beta për OnePlus 8 dhe 8 Pro

OnePlus po rekturon testues për OxygenOS13 Closed Beta për OnePlus 8 dhe 8 Pro

OnePlus javën e kaluar e prezantoi OxygenOS 13 të bazuar në Android 13, dhe para disa ditësh e publikoi versionin e parë të OxygenOS 13 Open Beta për OnePlus 10 Pro.

GSMArena shkruan se OnePlus 8 dhe 8 Pro janë zgjedhur gjithashtu për përmirësimin e OxygenOS 13, dhe ndërsa OnePlus fillon zhvillimin e tij për dyshen e telefonave, ata janë duke kërkuar për testues Closed Beta, të cilët mund të ndihmojnë markën në përmirësimin e përvojës e softuerit për të gjithë përdoruesit në dy telefonat inteligjentë duke testuar konstruksionet beta të OxygenOS 13.


OnePlus po rekruton testues në tregun indian për programin Close Beta për OnePlus 8 dhe 8 Pro, të cilët janë të gatshëm që t’i instalojnë konstruksionet e beta në pajisjet e tyre kur iu kërkohet dhe që rregullisht të komunikojnë me OnePlus në mënyrë që ata t’i raportojnë atyre në lidhje me ndonjë problem dhe të japin sugjerime, transmeton Telegrafi.

Janë 200 vende në dispozicion për Closed Beta Test në Indi, dhe OnePlus thotë se do të ketë shpërblime për përdoruesit me performancë të lartë. Megjithatë nga kompania nuk kanë bërë të ditur se cilat do të jenë shpërblimet.

Ka ende kohë deri në lëshimin e versionit të qëndrueshëm të OxygenOS 13 për modelet 8 dhe 8 Pro, dhe nëse ju nuk mund të pritni deri në lëshimin e saj, atëherë mund të bëheni pjesë e programit Closed Beta Test. /Telegrafi/