LAJMI I FUNDIT:

Olta Gixhari rikthehet në shtëpinë e BBVA për t’i bërë befasi Gertës – nuk mungojnë thumbat e Rozana Radit

Olta Gixhari rikthehet në shtëpinë e BBVA për t’i bërë befasi Gertës – nuk mungojnë thumbat e Rozana Radit

Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një surprizë të madhe për një nga banoret e shtëpisë. Olta Gixhari, një nga figurat më të spikatura të edicionit të kaluar, u rikthye në shtëpi, por këtë herë jo si lojtare, por për t’i bërë një befasi të paharrueshme motrës së saj, Gertës.

Takimi mes dy motrave ishte tejet emocional, me përqafime dhe lot gëzimi. Gerta, e emocionuar nga prania e Oltës, nuk mundi t’i mbante lotët, ndërsa të dyja ndanë disa momente të ngrohta së bashku.

Por përveç surprizës për Gertën, Olta kishte një mesazh edhe për banoren tjetër, Rozana Radin. “Motren time Gertën e kam para të gjithëve”, – u shpreh ajo, një deklaratë që duket se i referohej debateve të fundit mes Rozanës dhe Gertës.


Nga ana tjetër, sapo Gerta u rikthye në shtëpi pas takimit me Oltën, Rozana e përshëndeti Oltën dhe u shpreh: “Por ato që kam thënë janë plotësisht të vërteta, por ajo çfarë më intereson sonte është dashuria jote për motrën”.

Kjo deklaratë lidhet me një debat të mëparshëm mes Rozanës dhe Gertës, ku Rozana i kishte thënë: “Pse s’flet me motrën tënde? Se motra jote ma ka uruar mua fitoren”. Ky moment kishte ngjallur aludime mes publikut për një përçarje të mundshme mes Oltës dhe Gertës jashtë shtëpisë.

Megjithatë, takimi i sotëm mes tyre dukej të ishte një moment i vërtetë dashurie dhe afrimiteti familjar. Ndërkohë, publiku mbetet kurioz për të parë nëse kjo situatë do të sjellë diskutime të tjera brenda shtëpisë në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Magazina
Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Magazina
Adelina Ismaili dhe Mentor Haziri sjellin

Adelina Ismaili dhe Mentor Haziri sjellin "Lulëkuqe" - një bashkëpunim shumë interesant mes dyshes

Magazina
Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Magazina
“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty” - Gjestit i vjen një tjetër dron në shtëpi

“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty” - Gjestit i vjen një tjetër dron në shtëpi

Magazina
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina
Kalo në kategori