LAJMI I FUNDIT:

Oliver Kahn ndihet i qetë për kontratat e tre yjeve të Bayern Munichut

Oliver Kahn ndihet i qetë për kontratat e tre yjeve të Bayern Munichut

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn, ka thënë se është “i qetë” për të ardhmen e tre yjeve të mëdhenj të Bavarezëve.

Robert Lewandowski, Thomas Muller dhe Manuel Neuer janë në një situatë të vështirë te Bayerni, pasi nuk kanë ende oferta për rinovimin e kontratave.


Tre yjeve të Bayernit u skadon kontrata në vitin 2023 dhe deri tani palët thuhet se janë larg dhe disa herë është përmendur largimi i tyre gjatë verës.

Por, ish-portieri i Gjermanisë, tani drejtor ekzekutiv i Bayernit, Kahn mbetet i bindur se do të bien dakord për marrëveshje të reja.

“Për sa i përket bisedimeve, jam shumë i qetë. Nuk e lejojmë veten të vihemi nën presion nga jashtë”, ka deklaruar Kahn.

Lojtari më i përfolur për t’u larguar është sulmuesi polak, i cili është lidhur me klube si Real Madrid dhe Manchester United. /Telegrafi/