LAJMI I FUNDIT:

Offchestra së shpejti me album

Offchestra së shpejti me album

U futën në skenë me një stil shumë të veçantë, e të tillë mbetën edhe në projektet që i sollën pastaj.

E derisa po shijojnë suksesin e këngës “Pa jelek”, anëtarët e grupit Offchesta po bëhen gati për album.


Në një bisedë për RTV Dukagjinin, Sezgin Curi, vokalisti i grupit, ka treguar se tashmë albumi është në fazat finale të realizimit.

Ndonëse ende jo e sigurt, ky album pritet të mbajë emrin e grupit, kurse brenda tij do të ketë nëntë këngë të reja, të zhanreve të ndryshme. Nga këto nëntë këngë njëra do të jetë në gjuhën turke, tjetra në gjuhën angleze.

Vlen të theksohet se pjesë e albumit do të jenë edhe Bimbimma në një këngë, dhe Onat në një këngë tjetër. Ndryshe sipas Curit, albumi pritet të publikohet në fund të muajit tetor.