LAJMI I FUNDIT:

Ofertë e re nga Reali për Neymarin, i ofron PSG-së dy lojtarë dhe 120 milionë euro

Ofertë e re nga Reali për Neymarin, i ofron PSG-së dy lojtarë dhe 120 milionë euro

Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Neymarit në këtë afat kalimtar, derisa ka bërë ofertë të re te Paris Saint-Germian.

Skuadra spanjolle ka disa muaj që po punon në transferimin e sulmuesit brazilian, mirëpo kampioni i Ligue 1 kërkon shumë që të arrihet marrëveshja.

Sipas mediave spanjolle, Los Blancos janë të gatshëm që ta ofrojnë në marrëveshje Keylor Navasin dhe një sulmues, në mënyrë që të arrihet akordi mes të dyja palëve.

Në garë për transferimin e 27-vjeçarit është edhe Barcelona që po e kërkon huazimin e tij me të drejtë blerje në verën e vitit 2020.

Transferimi i Neymarit e largon Rodrygon nga Real Madridi
Lexo po ashtu Transferimi i Neymarit e largon Rodrygon nga Real Madridi

Por, PSG-ja e dëshiron shitjen e tij përfundimtare, pas veprimeve të fundit të bëra nga Neymari, e që me të janë të acaruar edhe tifozët.

Në ofertën e madrilenëve, do të përfshihen dy lojtarë dhe 120 milionë euro për ta bindur kështu skuadrën franceze që ta lejojë kalimin e brazilianit në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori