LAJMI I FUNDIT:

Ofertë e parefuzueshme – Henry, Bergkamp dhe Vieira i bashkohen Daniel Ek për blerjen e Arsenalit

Ofertë e parefuzueshme – Henry, Bergkamp dhe Vieira i bashkohen Daniel Ek për blerjen e Arsenalit
Foto: Telegrafi.com/Photoshop

Themeluesi i Spotify është bashkuar me tre nga legjenda më të famshëm të Arsenalit, derisa ai përgatitet të testojë vendosmërinë e Stan Kroenke duke bërë një ofertë për blerjen e Arsenalit.

Telegraph Sport zbulon se Daniel Ek është duke punuar me Thierry Henry, Dennis Bergkamp dhe Patrick Vieira, tre anëtarët kryesorë të ekipit të pamposhtur të Arsenalit në sezonin 2003/04, po mendojnë të blejnë klubin londinez.

Nëse Ek është i suksesshëm, atëherë kuptohet që Henry, Bergkamp dhe Vieira të gjithë mund të kthehen në Arsenal për të qenë pjesë e udhëheqjes së re, me njohuritë e tyre për klubin dhe bazën e tifozëve që tashmë janë treguar të paçmueshme për planet e tij.

Foto: Daniel Ek/Spotify

Sipas Forbes, pasuria e Ek është 3.4 miliardë funte, me pronësinë e tij Spotify që vlerësohet në 51.9 miliardë funte, dhe suedezi, i cili është një tifoz i Arsenalit, do të bëjë një ofertë zyrtare për të blerë klubin nga Kroenke.

Djali i Kroenke, Josh, i cili është drejtor i Arsenalit, javën e kaluar këmbënguli që klubi nuk është në shitje, por lajmet për përfshirjen e Henry, Bergkamp dhe Vieira do ta bëjnë presion për të dëgjuar ndonjë ofertë.

Foto: Pronari i Arsenalit/Stan Kroenke

Ek konfirmoi interesin e tij për të blerë Arsenalin javën e kaluar në të njëjtën natë pasi Kroenke ishte subjekt i një proteste masive jashtë Emirates.

Në një mesazh të postuar në Twitter, Ek tha: “Derisa isha fëmijë, unë kam brohoritur për @Arsenal për sa kohë më kujtohet. Nëse KSE do të dëshironte të shiste Arsenalin, unë do të isha i lumtur të hidhja kapelën time në ring”.

Duke folur në një forum të tifozëve të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës ai u përball me reagimin e ashpër për përfshirjen dhe më tërheqjen në Superligën Evropiane të Arsenalit, Josh Kroenke tha: “Kur do ta shesim? Unë nuk jam i gatshëm t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse nuk kemi ndërmend ta shesim”.

Tifozët e Arsenalit protestojnë kundër pronarit pas nisjes së dështuar të një Superlige Evropiane.

Në një intervistë ekskluzive me Telegraph Sport gjatë fundjavës, Henry zbuloi se ai nuk e njeh më Arsenalin që ai e do dhe mbështeti protestat kundër Kroenke.

Henry tha: “Ky klub është i tifozëve, unë e dua klubin dhe do ta mbështes klubin derisa të vdes, por nuk e njoh klubin tim dhe atë që ndodhi tani, me ata që përpiqen të bashkohen në një ligë që do të ishte mbyllur. Nuk ka kuptim për mua”.

Duket se tre legjendat dhe pronari i Spotify e kanë seriozisht në blerjen e Arsenalit, e që padyshim se do të ishte një epokë revolucionare për klubin nga veriu i Londrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori