LAJMI I FUNDIT:

Oferta nga Kroacia në Arabi, Florent Hasani drejt largimit në janar nga Tirana

Oferta nga Kroacia në Arabi, Florent Hasani drejt largimit në janar nga Tirana

Tirana dhe Florent Hasani mund të ndajnë rrugët në janar. Bardheblutë mund dhe duhet të shesin liderin e skuadrës, pasi, së pari, largimi i tij do të sillte shumë të ardhura dhe, së dyti, do të zgjidhnin çështjen e kontratës. Kur duhet edhe një muaj nga hapja e afatit kalimtar, te bardheblutë mund të ketë lëvizje në dalje.

Për shumë lojtarë ka oferta, por në krye është vushtrriasi Florent Hasani. Sulmuesi për momentin është një pritje të transferimit jashtë Shqipërisë.


Golashënuesi më i mirë i Superiores sezonin e shkuar dhe lojtari më me peshë për Tiranën këtë sezon po shpreson të transferohet jashtë Shqipërisë dhe Tirana është duke pritur ofertën më të mirë zyrtare nga klube të ndryshme për të vendosur për të ardhmen.

Pasaporta e Kosovës bëhet problem për transferimin e Florent Hasanit në Azerbajxhan
Lexo po ashtu Pasaporta e Kosovës bëhet problem për transferimin e Florent Hasanit në Azerbajxhan

“Panorama Sport” mëson se për futbollistin veç atyre nga Azerbajxhani e Turqia interesohen skuadra nga Kroacia apo Arabia. Lojtari është lideri i bardhebluve këtë sezon që është i dyti në Shqipëri. Ai la Hungarinë për Superioren, por duket se shumë shpejt sulmuesi i bardhebluve është shënjestruar nga skuadra të ndryshme.

Te Tirana janë të sigurt që Hasani do të ikë në janar. Halili ka qenë gjithmonë i vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në 31 janar.

Sulmuesi kryesor i Tiranës, i cili këtë kampionat ka shënuar 19 herë mes Superiores, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, në fund të sezonit mund të largohet nga bardheblutë.

Një tjetër pikë, e cila të bën të mendosh që Hasani do të largohet është kontrata. Sulmuesit i mbaron marrëveshja në qershor 2024 dhe nëse nuk rinovon do të largohet me kosto zero nga skuadra bardheblu. Një luks të tillë Tirana nuk mund ta ketë, pasi Hasani është nga më të mirët në fushë.

Vushtrriasi është heroi i fitores së fundit të Tiranës, por golat e tij kanë më shumë peshë. Tirana falë Florent Hasanit këtë sezon ka marrë dhjetë pikë.

Ai ka shënuar golat e fitores ndaj Dinamos, Vllaznisë dhe Teutës, si dhe pikën me Dinamon në takimin e dytë. Sezonin e shkuar lojtari shënoi 16 gola në Superiore, duke u shpallur golashënuesi i sezonit.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori