Qeveria duhet të jetë në konsultim të ngushtë me komunitetin e biznesit para marrjes së çfarëdo masave që kanë ndikim direkt në këto biznese. Kjo u tha mes të tjerash në takimin e rregullt të komitetit të Gastronomisë dhe Turizmit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
“Anëtarët e këtij komiteti vlerësojnë së është e domosdoshme të shpejtohet votimi dhe fillimi i aplikimit të pakos së rimëkëmbjes ekonomike të propozuar nga Qeveria, sepse shumë biznese në këtë sektor rrezikojnë të mbyllen, duke rezultuar kështu në humbje të mëdha të vendeve të punës. Ndërsa, sipas tyre, një çështje tjetër me rëndësi për t’u trajtuar është edhe ajo mbi pasiguritë e mbarëvajtjes së punës siç është caktuar deri më tani në ambiente të hapura pas muajit shtator, kur kushtet klimatike do të pamundësojnë një gjë të tillë.
Komiteti i Odës Amerikane për Gastronomi dhe Turizëm thekson se është më se e nevojshme të zbatohen vendimet për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe të rriten kapacitetet inspektuese, dhe jo të aplikohen kufizime kolektive për të gjitha ndërmarrjet për shkak të moszbatimit të masave nga një numër ndërmarrjesh. Për më tepër, anëtarët e këtij komiteti bëjnë thirrje edhe për heqje të masës për kufizim të lëvizjes pas orës 22:30, e cila sipas tyre nuk është se ka dëshmuar të jetë efektive”, thuhet në njoftimin për media.
Ky komitet ka për qëllim adresimin e nevojave të sektorit të gastronomisë dhe turizmit si në periudhën afatshkurtër, pra për fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ashtu edhe në atë afatgjatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre