eksperti ad

Ndërsa Erling Haaland vazhdon të jetë makina e golave të Norvegjisë, një tjetër emër po rezulton po aq vendimtar në suksesin e ekipit në Kupën e Botës 2026. Ai është Martin Odegaard, kapiteni dhe organizatori i lojës, i cili po udhëheq "Vikingët" me qetësi, vizion dhe lidership.

Pas fitores ndaj Bregut të Fildishtë, e cila i siguroi Norvegjisë kualifikimin tutje, Odegaard ishte në qendër të festës së ekipit.


Ai mori daullen dhe shkopinjtë, duke udhëhequr festimet e bashkëlojtarëve, një simbol i rolit të tij si lider brenda dhe jashtë fushës.

Organizatori i çdo sulmi

Trajneri Stale Solbakken ka gjetur te odegaard dirigjentin ideal të skuadrës. Në të gjitha paraqitjet e tij në këtë Botëror, mesfushori i Arsenal ka dhënë nga një asist dhe ka marrë vlerësime mbi 7.0 për performancat e tij.

Forma e tij ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje, ndërsa kundër Bregut të Fildishtë zhvilloi paraqitjen më të mirë të turneut.

Odegaard ishte lojtari që kontrolloi ritmin e lojës së Norvegjisë.

  • Preku topin plot 90 herë, më shumë se çdo mesfushor tjetër në ndeshje.
  • Realizoi 18 pasime progresive, duke çuar vazhdimisht ekipin drejt sulmit.
  • Dërgoi 9 pasime në zonën e penalltisë, prej të cilave 6 gjetën bashkëlojtarët, gjysma e të gjitha hyrjeve të suksesshme të Norvegjisë në zonën kundërshtare.


Shumica e aksioneve sulmuese kaluan pikërisht nga këmbët e tij, duke konfirmuar rolin e tij si motori i skuadrës.
Vendimtar edhe te goli

Në aksionin e golit të parë, Odegaard ishte sërish protagonisti. Ai nisi aksionin me një pasim mes vijave, lëvizi drejt zonës dhe më pas shërbeu me saktësi për Antonio Nusa, i cili fitoi duelin individual dhe shënoi golin që hapi rrugën e suksesit.

Ishte një moment historik, pasi Norvegjia realizoi golin e saj të parë në fazat eliminatore të Kupës së Botës që nga viti 1938.

Sfida e madhe me Brazilin

Tashmë Norvegjia përgatitet për përballjen me Brazilin. Edhe pse Haaland mbetet kërcënimi kryesor në sulm, shumë analistë besojnë se çelësi i suksesit norvegjez do të jetë sërish Martin Odegaard.

Carlo Ancelotti pritet të përgatisë një plan të veçantë për të kufizuar ndikimin e kapitenit norvegjez, pasi deri tani asnjë kundërshtar nuk ka arritur ta ndalë kreativitetin dhe kontrollin e tij në mesfushë.

Me formën që po tregon në këtë Botëror, Odegaard është shndërruar në dirigjentin e padiskutueshëm të Norvegjisë dhe një nga mesfushorët më dominues të turneut. /Telegrafi/

telegrafi sport app