LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane: Planifikimi hapësinor është vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane: Planifikimi hapësinor është vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës

Për të diskutuar për rëndësinë e planifikimit hapësinor në zhvillimin dhe rritjen ekonomike, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar diskutim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se planifikimi hapësinor është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik, ku me këtë rast theksoi qëllimin e këtij diskutimi me ministrin Aliu.


Zeka theksoi rëndësinë e legalizimit të objekteve pa leje, po ashtu, për planet e Ministrisë për ngritje të vetëdijes publike për procesin e aplikimit, por edhe skenarët alternativë pas skadimit të periudhës për aplikim për legalizim, meqë edhe kjo temë është e lidhur ngushtë ne çështjen e zhvillimit ekonomik.

Ministri Aliu theksoi se është i lumtur për mundësinë e diskutimit me ndërmarrjet private dhe vendosjes së bashkëpunimit me përfaqësuesit e sektorit privat, ku si qëllim themelor është arritja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik që respekton planifikimin hapësinor por edhe kërkesat për mbrojtje mjedisore.

Ai më tutje tha se problem për Ministrinë që ai drejton është çështja e shpronësimit, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

Në fund, Aliu vuri theks te veçantë edhe te çështja e legalizimit, duke theksuar nevojën e një fushate të vazhdueshme të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, por edhe bizneseve, duke nënvizuar edhe kontributin që odat ekonomike mund të bëjnë në këtë aspekt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori