LAJMI I FUNDIT:

OBSH njofton për numrin më të madh të rasteve me coronavirus brenda një dite

OBSH njofton për numrin më të madh të rasteve me coronavirus brenda një dite

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin të mërkurën në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me coronavirusit në vendet e varfëra, ndërsa shumë vende të pasura kanë nisur të lehtësojnë kufizimet.

Sipas OBSH-së vetëm në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja personash të prekur nga coronavirusi, numri më i madh i shënuar brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit. “Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi. “Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme”, shtoi ai.

Doktor Mike Ryan, drejtuesi i programit të emergjencave të OBSH-së tha se “së shpejti do të arrijmë në një nivelin tragjik prej 5 milionë rastesh”. OBSH-ja është kritikuar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keqmenaxhim të shpërthimin dhe për favorizim të Kinës, vendi ku besohet të ketë shpërthyer virusi në fund të vitit të kaluar.

Këtë javë Trump kërcënoi të tërhiqet nga OBSH-ja dhe të ndalojë përgjithmonë fondet ndaj kësaj organizate. Tedros pranoi se kishte marrë një letër nga Trump, por nuk pranoi të komentojë më tej rreth përmbatjes së saj.

Ai tha se ishte i përkushtuar për llogaridhënie dhe se do të kryente një proces rishikimi rreth përgjigjes ndaj pandemisë. Një gjë e tillë është kërkuar nga shtetet anëtare nëpërmjet një rezolutë të miratuar me konsensus këtë javë, megjithëse Shtetet e Bashkuara shprehën rezerva për disa elementë të saj.

“E kam thënë disa herë se OBSH-ja ka bërë thirrje për marrje përgjegjësish më shumë se kushdo. Duhet të bëhet dhe kur të bëhet do të jetë gjithëpërfshirës”, tha Tedros lidhur me procesin e rishikimit, ndërsa nuk pranoi të thotë se kur pritet të nisë ky proces.

Ryan tha se vlerësime të kësaj natyre zakonisht kryhen pas përfundimit të një emergjence.

“Do të preferoja që tani për tani, të përqëndroheshim tek reagimi urgjent, tek kontrolli i epidemisë, tek zhvillimi dhe shpërndarja e vaksinave, tek përmirësimi i mbikëqyrjes sonë, shpëtimit të jetëve dhe shpërndarjes së mjeteve mbrojtëse thelbësore për punonjësit e shërbimit mjeksor, apo tek zvogëlimi i ndikimit të sëmundjes tek refugjatët dhe migrantët”, tha ai.

Tedros tha se prej kohësh po kërkonte burimeve të tjera të financimit të OBSH-së, duke thënë se buxheti prej 2.3 miliardë dollarë i organizatës ishte “shumë, shumë i vogël” për një agjenci globale, duke e krahasuar me buxhetin e një spitali mesatar në një vend të botës së zhvilluar.

Në një komentet që mund të nxisë të tjera kritika nga ana e zotit Trump, Ryan tha se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e ilaçit që lufton malarien hidroksilklorokinën për të trajtuar apo parandaluar infektimin nga COVID-19, përveçse në rastet kur përdoret për prova klinike./VOA

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori