LAJMI I FUNDIT:

Obama do ta futë Maqedoninë në NATO?

Obama do ta futë Maqedoninë në NATO?

Agjencia bullgare BGNES bën të ditur se kryetari amerikan, Barack Obama do të kërkojë nga Greqia, që të mos vendosë VETO pëër Maqedoninë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj agjencie, një kërkesë e këtillë do t’i bëhet kryeministrit Alexis Tsipras, gjatë vizitës së Obama-së në Greqi. Grekëve do t’u kërkohet edhe sanksione kundër Rusisë, që përfshijnë ndalimin e anijeve ruse në limanet detare të Greqisë./Telegrafi/