ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka arritur në Sochi të Rusisë, ku të shtunën (31 tetor) do ta zhvillojë duelin përballë Murat Gassiev.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, 43-vjeçari ka bërë të ditur se është pritur mirë në aeroport, ku kishte takuar edhe shqiptarë.


“Miqtë e mi, sot mbërrita në Sochi, pata një pritje shumë të ngrohtë edhe u befasova shumë që takova edhe miq shqiptarë që më prisnin ne aeroport!”.

nuri1 (Foto: Facebook/Nuri "Albanian Tyson" Seferi)

“Të dashurit e mi, faleminderit që mi bëni këto ditë edhe më të lehta me mbështetjen tuaj të pakushtëzuar”, ka shkruar boksieri në një postim në Facebook.

Ndryshe, Seferi, i cili në karrierën e tij numëron 41 fitore dhe nëntë humbje, më 31 tetor do të përballet me 27-vjeçarin Murat Gassiev, i cili ka arritur 26 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën e tij. /Telegrafi/

nuri1d 1 (Foto: boxrec.com)

telegrafi sport app