LAJMI I FUNDIT:

Nuri Seferi përballë Murat Gassiev, në duelin e peshave të rënda

Nuri Seferi përballë Murat Gassiev, në duelin e peshave të rënda

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka njoftuar se më 31 tetor do ta zhvillojë meçin e radhës në karrierën e tij.

43-vjeçari, i cili në karrierën e tij numëron 41 fitore dhe nëntë humbje, do të përballet me 27-vjeçarin Murat Gassiev, i cili ka arritur 26 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën e tij.


“Të dashur miq, doja t’ju informoja që në datën 31 tetor do të zhvilloj ndeshjen time të radhës në Rusi (Sochi)”.

(Foto: boxrec.com)

“Një ndeshje shumë e vështirë edhe e planifikuar në një kohë shumë të shkurtër, për shkak edhe të situatës që po përjetojmë me COVID-19, por është një sfidë që e kam pranuar me shumë kënaqësi!”.

“Kundërshtari është Murat Gassiev, një super boksier me famë botërore…”.

“Me shpresën për fitore, me mbështetjen tuaj morale, me punën time të palodhur edhe me ndihmën e Zotit, shpresoj të kalojmë një mbrëmje te paharruar së bashku! Ju përshëndes e ju jam mirënjohës të gjithëve!”, ka shkruar Seferi në postimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/