LAJMI I FUNDIT:

Nuk po ndalet, LeBron James realizon 44 pikë në fitoren e Cavaliers kundër Celtics

Nuk po ndalet, LeBron James realizon 44 pikë në fitoren e Cavaliers kundër Celtics
during Game Four of the 2018 NBA Eastern Conference Finals at Quicken Loans Arena on May 21, 2018 in Cleveland, Ohio. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.

Mbrëmë është luajtur ndeshja e vetme e finales së serisë së playoff të Konferencës Lindore.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers ka arritur të barazon numrin e fitoreve me Boston Celtics, ku tani secila skuadër ka nga dy fitore.


Kalorësit në takimin e katërt patën një paraqitje të shkëlqyeshme dhe arritën të triumfonin me rezultat 111-102 kundër keltëve.

Epërsinë e krijuar prej 13 pikëve në përfundim të periudhës së tretë, basketbollistët e Cavs-ave arritën ta mbronin edhe në periudhën e fundit të ndeshjes.

LeBron James dhe Jayson Tatum (Getty Images)

LeBron James ishte i pandalshëm dhe enigmë e pazgjidhur për Bostonin duke realizuar 44 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime. Kyle Korver shënoi 14 pikë, Tristan Thompson dhe George Hill, shënuan secili nga 13 pikë.

Jaylen Brown ishte basketbollisti më i miri te Celtics me 25 pikë dhe Jayson Tatum realizoi 17 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të triumfuar në ballafaqimin e katërt.

Kujtojmë se skuadra që arrin katër fitore do të takohet me fituesin e serisë së Konferencës Perëndimore mes Golden State Warriors dhe Houston Rockets.

Ndryshe, takimi i pestë mes Clevelandit dhe Bostonit do të zhvillohet të enjten (24 maj). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori