LAJMI I FUNDIT:

Nuk mjafton goli i Ronaldos për ‘Zonjën e Vjetër’, Lazio barazon në frymën e fundit ndaj Juventusit

Nuk mjafton goli i Ronaldos për ‘Zonjën e Vjetër’, Lazio barazon në frymën e fundit ndaj Juventusit

Lazio dhe Juventus janë ndarë në paqe në derbin e xhiros së shtatë në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë ishte në epërsi të gjatë, por e ka humbur atë teksa vendasit kanë barazuar në fund të ndeshjes për 1-1.


Juventus ka luajtur më mirë nga fillimi i ndeshjes, teksa në minutën e 15-të gjetën edhe golin.

Një aksion i nisur mirë nga mysafirët bëri që Juan Cuadrado të asistoj bukur për Ronaldon i cili shënoi në portën bosh për 0-1.

Portugezi pati një rast të mirë nga gjuajtja e lirë, por goditja e tij u prit me shumë mund nga Pepe Reina.

Për Lazion në këtë sfidë u paraqit si titullar edhe Vedat Muriqi, që qëndroi në fushë për 54 minuta, por pa arritur të gjejë golin përkundër që pati dy raste.

Vendasit sulmuan me të gjitha forcat në pjesën e dytë për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia arritën të thyenin mbrojtjen e torinezëve dhe portierin Szczesny deri në minutat shtesë.

Joaquin Correa deportoi për mrekulli në zonë dhe asistoi te Felipe Caicedo i cili me një gjuajtje të saktë barazoi shifrat në 1-1, duke befasuar skuadrën mysafire.

Kësisoj më nuk pati kohë dhe gjyqtari kryesor dha shenjë për fundin e ndeshjes.

Me këtë pikë të fituar Juventusi ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 13 pikë të tubuara pas shtatë ndeshjeve.

Në anën tjetër Lazio mbetet në vendin e nëntë me 11 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës, kampioni në fuqi i Italisë do të luaj në shtëpi përballë Cagliarit.

Ndërkohë Lazio e Vedat Muriqit do të përballet në udhëtim me Crotonen e rikthyer në elitë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori