LAJMI I FUNDIT:

Nuk miratohet kërkesa e VV-së për shkarkimin e Aida Dërgutit

Nuk miratohet kërkesa e VV-së për shkarkimin e Aida Dërgutit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares Aida Dërguti.

Nga 91 deputetë të cilët kanë votuar, 17 vota ishin pro, 26 kundër dhe 48 abstenime.


Kjo kërkesë e VV-së seancën e kaluar nuk ishte hedhur për votim për shkak se nuk kishte pasur kuorum.

Po ashtu në lidhje me këtë pikë të premten në seancën e kaluar ka pasur polemika të ashpra në mes të ish-shokëve të idealit Dardan Molliqaj që tash i përket PSD-së dhe Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje/Telegrafi/