LAJMI I FUNDIT:

Nuk luajti që nga nëntori i vitit të kaluar, Ter Stegen rikthehet përsëri ne dispozicion të Xavit

Nuk luajti që nga nëntori i vitit të kaluar, Ter Stegen rikthehet përsëri ne dispozicion të Xavit

Barcelona më në fund ka marrë një lajm të mirë, pasi portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen pritet që të bëjë rikthimin e tij në aksion për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Sipas mediumit katalan SPORT, Ter Stegen pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë për Barcelonën sot (e diel) në ndeshjen ndaj Granadas.


Hera e fundit kur gjermani kishte startuar në një ndeshje të blaugranasve ishte në fitoren 2-1 ndaj Alavesit. Në mungësë të tij, në portë kishte startuar Inaki Pena i cili nuk është se ka bindur aq me paraqitjet e tij andaj rikthimi i Ter Stegen është një lajm i mirëseardhur për Xavin.

Ter Stegen është shndërruar në njërin nga portierët më të mirë në botën e futbollit gjatë kohës së tij në “Camp Nou”, teksa numëron 394 paraqitje me fanellën e katalanasve.

Rikthimi i tij vjen në një kohë kur Barcelona tashmë e ka nisur një ecuri pozitive. Të besuarit e Xavit kanë fituar katër nga pesë takimet e tyre të fundit, ani pse janë 11 pikë larg liderit Real Madridit.

Gjatë kohës sa Ter Stegen ishte jashtë fushave, Barcelona kishte luajtur 10 ndeshje në ligë, duke fituar gjashtë prej tyre, duke barazuar dy dhe duke humbur dy.

Ter Stegen është kapiteni i ekipit dhe me shumë mundësi do ta mbajë shiritin e kapitenit në rast se starton sonte ndaj Granadas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori