LAJMI I FUNDIT:

Nuk kaloi në finalen e Eurovision, Ronela Hajati: Kam fituar publikun

Nuk kaloi në finalen e Eurovision, Ronela Hajati: Kam fituar publikun
Foto: Ronela Hajati/Eurovision

Mbrëmë (e martë) është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2022.

Shqipëria këtë vit u përfaqësua nga këngëtarja, Ronela Hajati e cila nuk arriti të kualifikohet në finale e madhe që mbahet të shtunën e 14 majit.


Ndonëse performanca e saj ishte mahnitëse dhe plotë energji duke elektrizuar skenën e festivalit evropian, kjo nuk mjaftoj që ajo të kalonte në fazën finale.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Pas diskualifikimit, Ronela ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku ndau një foto me balerinët që e shoqëruan në skenë, ndërsa tha se pavarësisht humbjes ajo ka fituar zemra e publikut.

Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022
Lexo po ashtu Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovisionin sepse fitova publikun! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë!”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë që festivali që po mbahet në “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, do të mbajë natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj. /Telegrafi/