LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka pasur stërvitje më të vështira në katër vite”, Nagelsmann thumbon Juventusin për De Ligt

“Nuk ka pasur stërvitje më të vështira në katër vite”, Nagelsmann thumbon Juventusin për De Ligt

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka thumbuar Juventusin në lidhje me gjendjen fizike të mbrojtësit të sapo transferuar, Matthijs de Ligt.

Bayerni transferoi në fillim të javës mbrojtësin holandez nga Juventusi për një shifër prej 67 milionë euro plus 10 milionë euro tjera bonuse.


Nuk ka vonuar shumë dhe De Ligt fitoi debutimin e tij me Bavarezët në ndeshjen ndaj DC United të fituar me rezultat 6-2.

Megjithatë, holandezi luajti vetëm 28 minuta në provën e parë dhe mesa duket zgjedhje kishte të bënte me mungesën fizike të lojtarit.

Mane dhe De Ligt gjejnë golat e parë me Bayern Munich, bavarezët marrin fitore të thellë ndaj DC United
Lexo po ashtu Mane dhe De Ligt gjejnë golat e parë me Bayern Munich, bavarezët marrin fitore të thellë ndaj DC United

“Kam folur me të pas stërvitjes dhe ai tha se seanca stërvitore ishte më e vështira në katër vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Nagelsmann.

“Ajo ishte e fortë, por jo aq e ashpër, tipike për Dr. Broich. Ai nuk luajti aq shumë minuta sezonin e kaluar dhe kam dëgjuar se nuk ishte e lehtë të qëndroje në formë në Itali atëherë”.

“Duhet të stërvitemi fort me të…”, përfundoi trajneri i Bayern Munichut.

De Ligt zbulon emrin e personit që ia sugjeroi transferimin te Bayern Munichu
Lexo po ashtu De Ligt zbulon emrin e personit që ia sugjeroi transferimin te Bayern Munichu

Këto deklarata tingëllojnë si thumba drejt ish-skuadrës së De Ligt, Juventusit.

Lojtari gjithashtu u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori