Nuk ka më të madh se Reali – deklaron James

Mesfushori kolumbian nënshkroi për kampionin e Evropës në verën për 84 milionë euro nga Monaco, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në Kampionatin Botëror me përfaqësuesen e tij.
Në gjashtë muajt e parë në Santiago Bernabeu, 23-vjeçari është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të Carlo Ancelottit duke shënuar 10 gola në 32 paraqitje.
“Është ndryshe kur e sheh nga jashtë, ndërsa kur vjen këtu e kupton shkallën e vërtetë të gjërave – është krejt diçka tjetër”.
“Gjithmonë e kam konsideruar klub të madh, por tash nga brenda, mund t’ju them se është klubi më i madh në botë, pa dyshim”, ka theksuar James për faqen zyrtare të FIFA-s. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































