LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka marrëveshje mes palëve, dështon shkëmbimi i bujshëm Dzeko-Sanchez

Nuk ka marrëveshje mes palëve, dështon shkëmbimi i bujshëm Dzeko-Sanchez

Roma dhe Interi nuk do të bëjnë shkëmbim të sulmuesve.

Drejtuesit e dy gjigantëve italianë ishin në negociata intensive nga dita e djeshme për shkëmbimin e futbollistëve, Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez.


Megjithatë nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët dhe mediat italiane kanë raportuar se kjo marrëveshje nuk do të bëhet.

Arsyeja e këtij dështimi është se Dzeko ka një pagë më të lartë dhe Roma dëshiron që atë pagë të plotë t’ia paguajë Interi, ndërsa Neroazzurët nuk kanë pranuar një gjë të tillë.

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka biseduar me homologun e tij te Interi, Ausilio por pa arritur një marrëveshje.

Tani mediat italiane kanë raportuar se ky shkëmbim nuk ka asnjë shans që të realizohet.

Roma tani do të tentojë që ta shkëmbejë Dzekon me sulmuesin italian të Paris Saint Germain, Moise Kean.

Përkundër që boshnjaku pëlqehet nga PSG, edhe ky shkëmbim duket i vështirë duke parë kohën e pakët në dispozicion. /Telegrafi/