LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka garanci për qëndrimin e Zaniolos te Roma, Chelsea ka klauzolë riblerjeje për Abraham

Nuk ka garanci për qëndrimin e Zaniolos te Roma, Chelsea ka klauzolë riblerjeje për Abraham
(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

Menaxheri gjeneral i Romës, Tiago Pinto, ka konfirmuar se Chelsea ka klauzolë për riblerjen e Tammy Abraham, ndërsa ka thënë se askush nuk mund ta garantojë qëndrimin e Nicolo Zaniolos.

Giallorossët siguruan shërbimet e Ainsley Maitland-Niles (huazim nga Arsenali) dhe Sergio Oliveira (huazim nga Porto), mirëpo nuk e përforcuan mesfushën sa duhej, sidomos për faktin se Amadou Diawara i refuzoi të gjitha ofertat.


“Është e vërtetë se klauzola ekziston, mirëpo ne nuk jemi të shqetësuar. Është valide vetëm nga 2023, por nuk jam i shqetësuar”.

“Jam i kënaqur, sepse ai po luan mirë dhe mund të bëhet akoma më i mirë”, ka thënë Pinto për Abraham.

Roma e blindon Zaniolon, kontratë të re dhe e bën lojtarin e tretë më të paguar në klub
Lexo po ashtu Roma e blindon Zaniolon, kontratë të re dhe e bën lojtarin e tretë më të paguar në klub

I pyetur nga gazetarët nëse Zaniolo do të jetë te Roma në sezonin e ardhshëm, përgjigja ishte: “Askush nuk mund ta garantojë atë”. /Telegrafi/