LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në miqësoren e parë të futsallit ndërmjet Kosovës dhe Holandës

Nuk ka fitues në miqësoren e parë të futsallit ndërmjet Kosovës dhe Holandës
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës në futsall ka barazuar pa gola me Holandën, në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar sonte (e hënë) në Zeist.

Dardanët të prirë nga përzgjedhësi i ri, Arben Simitçiu, shfaqën një lojë shumë të mirë përballë Tulipanëve, të cilët vlerësoheshin favoritë në këtë takim.


Gjatë tërë ndeshjes, Dardanët luajtën maksimalisht të përqendruar, duke mos lejuar shumë hapësira për kundërshtarin. Loja në përgjithësi ishte e hapur nga të dyja ekipet, të cilat e dëshironin fitoren, por me gjithë rastet e krijuara asnjëra nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit.

Madje, në minutat e fundit Kosova pati dy mundësi të arta për të shënuar, por Ramadan Alaj dhe Durim Qorri nuk u treguan të saktë nga penalltitë.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi Simitçiu u shpreh i kënaqur me atë çfarë treguan lojtarët e tij në këtë ndeshje.

“Fillimisht falënderoj djemtë pasi kanë dhënë më shumë se sa maksimumin e tyre në këtë takim. Jam shumë i lumtur me paraqitjen e tyre, sepse me lojën e treguar sonte ata i kanë përmbushur 100 për qind të gjitha detyrat e parashtruara dhe për këtë arsye i falënderoj. Jam i lumtur si me lojën, ashtu edhe me rezultatin”.

“Patëm dy mundësi për të shënuar dhe për ta fituar ndeshjen, por nuk i shfrytëzuam dy 10 metërsha. Mirëpo, edhe holandezët kishin mundësitë e veta, prandaj mendoj se barazimi është epilog real”.

“E futëm kundërshtarin në presion, për shkak të numrit më të madh të faulleve nga ana e tyre, prandaj edhe mundësitë për fitore i kishim më të mëdha, por sigurisht se nesër në ndeshjen e tjetër do të bëjmë çmos për të fituar”, ka thënë Simitçiu.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori