LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në Gjakovë, Gjilani mbetët në pozitën e tretë

Nuk ka fitues në Gjakovë, Gjilani mbetët në pozitën e tretë

Nuk ka sjellë fitues derbi mes Vëllaznimit dhe Gjilanit që ka përfunduar ashtu siç filloi pa gola 0-0.

Qysh në minutat e para të ndeshjes mysafirët tentuan nëpërmjet Bekteshit me kokë por pa sukses.


Rasti më i mirë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të, kur Gzim Rusi i mysafirëve i vetëm me portier dështoi përballë Muhaxherit.

Disa minuta më vonë vendasit provuan nëpërmjet Adonis Shalës por që goditjen e tij e priti Donat Kaçiu i Gjilanit.

Dy minuta më vonë, Gjilani pat një tjetër rast të mirë kur mesfushori kryesor i tyre Filonit Shaqiri tentoi me një goditje të fuqishme por reagoi mirë portieri vendas duke ia mohuar golin numrit 14 të gjilanasve.

Deri në fund të pjesës së parë, vendasit patën dy raste njërin me Adonis Shalën që gjuajti jashtë dhe tjetrin me Osmanollaj por që goditja e tij përfundoi pranë shtyllës.

Ndërkohë rastin më të mirë për mysafirët e kishte Betim Haxhimusa por që nuk ishte i saktë.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit rrezikuan nëpërmjet sulmuesit Egzon Gashi por pa sukses.

Mysafirët iu kundërpërgjigjën vendasve në minutën e 70-të me Edon Sadriun por porta mbeti e paprekur.

Në minutën e 75-të, Leutrim Bekteshi mysafirëve tentoi por pa sukses.

Rastin më të mirë për mysafirët e pati reprezentuesi i Kosovës, Armend Thaqi kur goditi shtyllën tre minuta para fundit.

Pas këtij barazimi Vëllaznimi ngritët në pozitën e shtatë me 22 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Vëllaznimi do të luaj si mysafirë tek Feronikeli, ndërsa Gjilani pret kampionin në fuqi Trepçën ’89. /Telegrafi/