LAJMI I FUNDIT:

Nuk janë siguruar mjetet për zgjedhjet lokale

Nuk janë siguruar mjetet për zgjedhjet lokale

Rreth dy milionë euro i mungojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizim të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në vendimin që kishte marrë më 15 maj kishte rialokuar një pjesë të buxhetit të zgjedhjeve komunale për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i pyetur nëse janë siguruar mjetet, ka thënë se janë në pritje të një raportit të detajuar, në lidhje me koston e saktë të këtyre zgjedhje.

“Për zgjedhjet e parakohshme kanë qenë të planifikuara rreth 5 milionë euro, për këtë është duke u përgatitur një raport i detajuar lidhur me koston e saktë të këtyre zgjedhjeve. Jemi në pritje të këtij raporti. Por, meqenëse këto zgjedhje nuk kanë qenë të planifikuara të mbahen këtë vit, një pjesë e mjeteve janë marrë nga buxheti i zgjedhjeve komunale. Sipas vendimit të Qeverisë shuma nga mjetet e ndara për Zgjedhjet Komunale do të kompensohen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit buxhetor 2017”, thuhet në përgjigjen e Elezit.

Për zgjedhjet lokale të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka paraparë 6.1 milionë euro, mirëpo nuk është kostoja e saktë deri në përpilimin e raportit.

“Për Zgjedhjet Lokale 2017 nga Ligji për Buxhet i këtij viti, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, janë paraparë 6.1 milion euro. Por, për ta ditur koston e saktë të një procesi zgjedhor, ne duhet të presim përmbylljen e tij. Edhe në këtë rast përgatitet një raport i detajuar”, ka deklaruar ai për lajmi.net

Më tutje, Elezi ka thënë se kostoja e zgjedhjeve varet edhe se sa komuna do të shkojnë në raundin e dytë.

“Kostoja e zgjedhjeve lokale varet edhe nga ajo se në sa komuna do ta kemi raundin e dytë, pra i balotazhin i cili është paraparë me ligj. Vlen të theksohet se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, janë mbajtur raundet e dyta në 25 komuna nga 38 sa janë gjithsej”, ka thënë ai.

Në fund Elezi ka thënë, se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar më përgatitjet e Zgjedhjeve Lokale në bazë të planifikimeve të bëra me Planin Operacional”.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori