LAJMI I FUNDIT:

Nuk ishte vetëm Arthur befasia e rezervave të Liverpoolit, një futbollist u kthye të luante me Reds pas nëntë vitesh

Nuk ishte vetëm Arthur befasia e rezervave të Liverpoolit, një futbollist u kthye të luante me Reds pas nëntë vitesh

Jay Spearing, dikur një nga talentet e mëdha të Liverpoolit që dikur pati mundësinë të luante në “Anfield Road”, luajti sërish për The Reds pas nëntë vitesh.

Reklama

Skuadra e dytë e Liverpoolit u mposht mbrëmë në ndeshjen kundër Rochdale (1-0) në EFL Cup, ku kishin mundësi të luanin disa nga rezervat dhe lojtarët që Jurgen Klopp nuk i llogarit shumë.

Arthur Melo që erdhi nga Juventusi në këtë afat kalimtar, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Por një emër që mahniti shumë tifozët e futbollit, ishte 33-vjeçari Jay Spearing, një ish-talent i madh i Liverpoolit që u largua nga Anfield në vitin 2013.

Spearing luajti në të gjithë Anglinë dhe ishte pjesë edhe e ligave të ulëta. Ai la gjurmë më të madhe në Bolton, me të cilët luajti në kategorinë e dytë dhe të tretë, ndërsa dy vitet e fundit i kaloi te Tranmere Rovers.

Gjatë verës ai iu bashkua Liverpoolit dhe mori rolin e trajnerit dhe lojtarit në kategoritë e të rinjve. Edhe pse është 33 vjeç luan për ekipin U-23, ndërsa mbrëmë ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën e Liverpoolit pas nëntë vitesh.

“Po, ky zëvendësim ka ndodhur me të vërtetë. Jay Spearing zëvendësoi Arthur Melo për Liverpoolin në humbjen e tyre në Rochdale”, shkruan BBC.

Performanca e Spearingut ishte një nga temat më interesante në mediat britanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Premier League
Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës

Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Dy gjigantët italianë vihen pas Edon Zhegrovës, garë e nxehtë na pret në verë

Dy gjigantët italianë vihen pas Edon Zhegrovës, garë e nxehtë na pret në verë

Serie A
Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Ligue 1
Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bundesliga
Deputetja britanike Kearns kërkon dënimin e Djokovicit për mesazhet e tij në lidhje me Kosovën

Deputetja britanike Kearns kërkon dënimin e Djokovicit për mesazhet e tij në lidhje me Kosovën

Tenis
Kalo në kategori