LAJMI I FUNDIT:

Nuk është as Messi e as Ronaldo: De Ligt zbulon kundërshtarin që ia bëri “jetën ferr” në fushë

Nuk është as Messi e as Ronaldo: De Ligt zbulon kundërshtarin që ia bëri “jetën ferr” në fushë

Matthijs de Ligt këtë verë refuzoi rinovimin me Juventusin duke zgjedhur të transferohet te Bayern Munichu.

Qendërmbrojtësi holandez që çoi në arkat e bardhezinjve 67 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh, bëri debutimin me Bavarezët duke fituar dhe trofeun e tij të parë ne skuadrën e re, Superkupën e Gjermanisë pasi mposhtën 5-3 Leipzigun, së fundmi bëri edhe debutimin edhe në Bundesligë në fitoren 6-1 ndaj Eintracht Frankfurtit, për t’u rikthyer të flasë për transferimin në Bavari.


“Kisha edhe dy vite kontratë me Juven, aty u bëra një mbrojtës i kompletuar, por e ndjeva që kishte ardhur momenti për një sfidë të re, një ambient të ri. Në qershor Bayern Munichu më kontaktoi dhe isha menjëherë i interesuar. Stili i lojës së Bayernit më përshtatet pasi është një skuadër sulmuese”, deklaroi fillimisht De Ligt.

Ndërkohë holandezi foli edhe për presionin që vjen kur një klub paguan kaq shumë për një mbrojtës.

“Kur luan për një klub të madh si Bayerni, ka gjithmonë presion. Nuk ka rëndësi, kjo ndodh edhe nëse vjen me parametra zero. Me siguri që nuk më intereson mua, pasi kërkoj gjithmonë kaq shumë nga vetja, sa kam gjithmonë mjaftueshëm presion”, shtoi mbrojtësi.

Në fund edhe një koment në lidhje me kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur në aspektin individual.

“Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë natyrisht të nivelit botëror, por kundërshtari që më ka krijuar më shumë probleme deri tani ka qenë Leroy Sane, në një ndeshje mes Holandës dhe Gjermanisë”, potencoi më tej holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori