Me triumfin ndaj Besës, Drita e ka rimarrë primatin në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll me dy pikë më shumë se Ballkani që pësoi humbje nga Llapi.

Kur janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 22-të në kampionatin e Kosovës, gara për titull është bërë akoma më e nxehtë.

Në prononcimin e tij për mikrofonat e Art Sport, trajneri i ‘Intelektualëve’, Ardian Nuhiu, ka thënë se të zgjedhurit e tij nuk e nënvlerësuan aspak kundërshtarin, megjithëse ndodhet në fund të tabelës.

Drita fiton me lehtësi ndaj Besës Drita fiton me lehtësi ndaj Besës

Pas dy golave të realizuar, sipas strategut të Dritës, lojtarët e tij e morën kontrollin dhe e menaxhuan sfidën në vazhdim, duke pranuar një gol dhe duke shënuar një tjetër.

Nuhiu ka theksuar se kampioni nuk ndihet nën presion është më i qetë pas rimarrjes së kreut dhe po përgatiten për takimet e radhës. /Telegrafi/