Pas bashkëpunimit me Getoar Selimin në hitin “Ta du majmunin”, NRG Band do të vijë me projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Ajo m’kalli” që është e zhanrit ‘reggaton’ dhe grupi pret që të jetë e pëlqyeshme.


Muzika është realizuar nga Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e ka shkruar vet frontmeni Besnik Qaka.

Videoklipi i është besuar produksionit EMF Creative. /Telegrafi/