LAJMI I FUNDIT:

“NRG Band”: Kënga e re ndoshta kur të bëhet koalicioni

“NRG Band”: Kënga e re ndoshta kur të bëhet koalicioni

Grupi “NRG Band” së fundmi kanë ardhur me projektin e tyre të ri të shoqëruar edhe me videoklip “Ani Ani”.

Dy anëtarët e këtij grupi Besniku dhe Arbeni kanë qenë mysafirë në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini duke shpalosur detaje për klipin dhe duke treguar për projektet e së ardhmes.


Arbeni thotë se kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe se ata janë të kënaqur.

Besniku thotë se zakonisht projektet ata i bëjnë në versionin demo ku në fillim marrin mendimet e rrethit të afërt miqësorë para se të del versioni final për publikun.

“NRG Band” është ndër grupet më jetëgjate në skenën muzikore shqiptare.

Besniku thotë se sekreti i kësaj jetëgjatësie është se të gjithë në grup e duan muzikën. Sipas tij ata janë shumë bashkëpunues mes vete dhe secili e ka shikuar rrugën e vet për të arritur suksesin.

“Për të bërë koalicion duhet t’i kesh synimet e njëjta. Ne në grup i kemi synimet e njëjta dhe jetojmë nga muzika, prandaj ne funksionojmë prej 20 vitesh”, shtoi më tej vokalisti i NRG Band.

Duke folur për projektet e reja, anëtarët e “NRG Band”, thonë se sa më shumë që afrohet vera do të dalin projekte më të nxehta.

“Kur të bëhet koalicioni ndoshta do të del edhe kënga e re”, ka shtuar Besniku duke qeshur i cili më pas thotë se muzika dhe politika duhet të jenë të ndara pasi sipas tij në të kaluarën ka qenë situata e tillë kur ka pasur nevojë për këngë./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori