LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Lazio 3-0 Roma, shkëlqen Strakosha

Notat e lojtarëve: Lazio 3-0 Roma, shkëlqen Strakosha
Thomas Strakosha (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Lazio është treguar skuadër bindëse në fitoren kundër Romës në derbin e kryeqytetit italian.

Paraqitja e ekipit që kishte epitetin e nikoqirit ishte më e mirë, ashtu që nota mesatare (7.20) bindshëm më e lartë në raport me Giallorossët (6.07).


Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, e ka marrë notën më të lartë (7.8) për Biancocelestët, por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Mesfushori Joaquin Correa (7.8) ka marrë notë të ngjashme me të, ndërsa përgjithësisht skuadra e Lazios është vlerësuar me nota të mira.

Lazio fiton derbin kryeqytetas ndaj Romës
Lexo po ashtu Lazio fiton derbin kryeqytetas ndaj Romës

Në anën tjetër, portieri i Romës, Robin Olsen (4.6) është shpallur dështimi i kësaj ndeshjeje për golat e pranuar.

Ndërsa e gjitha faza e mbrojtjes te Giallorossët kanë marrë notat të ulëta që udhëhiqet nga Aleksandar Kolarov 5.3.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Lazios (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Roma (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/