LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Juventus 2-1 Verona, Ronaldo më i miri

Notat e lojtarëve: Juventus 2-1 Verona, Ronaldo më i miri
Cristiano Ronaldo (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi e ka mposhtur Veronën në kuadër të javës së katërt në Serie A me rezultat 2-1.

Golat në këtë takim i shënuan, Miguel Veloso për mysafirët në minutën e 20-të, ndërsa për Zonjën e Vjetër i shënuan Miralem Pjanic (31’), dhe Cristiano Ronaldo (49’).


Juventusi ishte për një nuancë skuadër më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.83, derisa Verona mori vlerësimin 6.17.

Juventus vs Verona (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte ylli portugez, shkaku që asistoi te uellsiani dhe shënoi nga penalltia, gjersa mori notën 7.6.

Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët ishte Marash Kumbulla, që u përjashtua në sekondat e fundit të ndeshjes me kartonin e dytë të verdhë, derisa mori vlerësimin 4.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Juventus

Verona

/Telegrafi/