LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve, Azerbajxhan 0-0 Kosova: Mbrojtja shkëlqyeshëm, krahët dobët

Notat e lojtarëve, Azerbajxhan 0-0 Kosova: Mbrojtja shkëlqyeshëm, krahët dobët

Kosova ka arritur të marr një barazim shumë të vlefshëm kundër Azerbajxhanit duke barazuar 0-0.

Djelmoshat e Beranard Challades morën atë për të cilin kishin udhëtuar, një pikë dhe nisje e mbarë në Ligën e Kombeve.


Trajneri zviceran Challandes ka debutuar në një ndeshje zyrtare dhe mbeti i pamposhtur, madje me të Kosova ende nuk ka pruar gol.

Formacionin 4-2-3-1, nuk dha atë që u prit, pasi munguan depërtimet nga krahët, por ndihmuan shumë në mbrojtje.

Telegrafi ka notuar lojtarët për paraqitjen me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Samir Ujkani 6.5

Kapiteni nuk kishte edhe aq punë. Harkime më shumë dhe dy goditje nga distanca. Ai nuk pranoi gol për herë të parë në një ndeshje zyrtare.

Mërgim Vojvoda 6.5

Mirë në pjesën e parë, në vështirësi në të dytën. Mbrohet mirë, por ndihmohet edhe nga Zhegrova. Një gabim në fund që ka mundur të kushtojë.

Amir Rrahmani 6.5

Ndër më të mirët në fushë. I qetë dhe fiton duelet në ajër. Punoi shumë mirë me lojtarët në vijën e fundit.

Fidan Aliti 7

Më i miri te Kosova. Fiton çdo duel dhe lufton për cdo centimetër të fushës. I mirë edhe në ajër. Më i miri në mbrojtje.

Leart Paqarada 6.5

Del më shpesh se Vojvoda në sulm. Harkon mirë për sulmuesin Vedat Muriqi, por goditja e tij shkon mbi portë. Disa gabime të vogla, që nuk sollën edhe aq rrezik.

Hekuran Kryeziu 6.5

Luan me agresivitetin e duhur dhe ndalon shumë aksione të kundërshtarëve. Duhet të bëjë më shumë në sulm, duke i ndihmuar bashkëlojtarët.

Herlind Shala 6.5

Sikurse Kryeziu edhe ky luftoi shumë dhe fitoi shumë duele. Paraqitja në përgjithësi ishte pozitive. Edhe i lënduar e jep maksimumin.

Edon Zhegrova 6

U prit shumë prej tij, por nuk dha pothuajse asnjë një shkëndijë. Ndihmon në mbrojtje, por nuk e bën diferencë në sulm.

Bersart Celina 6

Luan pas sulmuesit, por nuk rrezikon dhe nuk e lidh lojën me krahët. Pritet më shumë prej tij. Zëvendësohet në mesin e pjesës së dytë.

Arbër Zeneli 6

Shpërthen në krahë disa herë, por i mungon pasimi i fundit. Ka disa raste të mira, por vonohet në goditje.

Vedat Muriqi 6.5

Lufton shumë dhe i vetëm. Nuk ndihmohet shumë nga krahët. Ka dy raste të mira, por nuk shënon.

Trajneri dhe zëvendësimet

Bernard Challandes shkoi dhe mori një pikë. Mund të bënte skuadra më shumë, por barazimi mbetet rezultat pozitiv. Nota 7 për të.

Milot Rashica, Donis Avdijaj dhe Idriz Voca, nuk sollën ndonjë ndryshim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori