LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia do të heqë pothuajse të gjitha masat e mbetura kundër COVID-19

Norvegjia do të heqë pothuajse të gjitha masat e mbetura kundër COVID-19

Norvegjia do të heqë pothuajse të gjitha masat e mbetura të bllokimit të COVID-19 pasi nivelet e larta të infeksioneve të coronavirusit nuk kanë gjasa të rrezikojnë shërbimet shëndetësore, tha të shtunën kryeministri Jonas Gahr Stoere.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi nordik, që hoqi shumicën e masave më 1 shkurt, do të vazhdojë të mbajë disa kufizime për arkipelagun Arktik të Svalbard. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna.

“Ne po heqim pothuajse të gjitha masat e coronavirusit”, tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë shtypi.

“Pandemia e coronavirusit nuk është më një kërcënim i madh shëndetësor për shumicën prej nesh. Virusi Omicron shkakton sëmundje shumë më pak serioze dhe ne jemi të mbrojtur mirë nga vaksinat”.

Norvegjezët nuk do të kenë më nevojë të qëndrojnë të paktën një metër larg njëri-tjetrit dhe as të mbajnë maska në mjedise të mbushura me njerëz.

Heqja e këtyre masave nënkupton se klubet e natës dhe vendet e tjera argëtuese mund të rifillojnë me aktivitet të plotë. /Telegrafi/