Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, po vazhdon të jetë personazh mjaft i komentuar në faqet rozë.

Ndonëse është më pasive në rrjetet sociale, ditën e sotme (e hënë) është grimeri Arbër Bytyqi, ai i cili ka ndarë disa imazhe të artistes 34 vjeçare.

Ajo vjen e mrekullueshme në fustan të verdhë nën përkujdesjen e artistit nga Prizreni, teksa ka rrëmbyer vëmendje të madhe me ‘look-un’ e saj të veçantë.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Edhe pse ka nisur përgatitjet e klipit që një kohë të gjatë, nuk dihet nëse me këtë pamje do të shfaqet në një nga skenat e videoklipit të radhës.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Sidoqoftë, nëna e një vajze shquhet për fizikun atraktiv dhe kujdeset mjaft shumë që të jetë gjithnjë në formë të duhur.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

E njëjta këtë vit akoma nuk ka lansuar këngë të re, derisa ajo e fundit mbetet “Anna” në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Ndërkohë, presim të shohim në vazhdim se çfarë do na sjellë bukuroshja shqiptare. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Summer vibes 😊

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on Jun 19, 2020 at 11:12am PDT